Zbulohet shkaktari i shpërthimit të madh në Bejrut, që shkatërroi gjithçka

19:32 | 04 Gusht 2020

Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Sipas raportimeve të tanishme thuhet se shpërthimi i fuqishëm në Beirut të Libanit u bë pikërisht në një depo të fishekzjarrëve.

Ky shpërthim ishte jashtëzakonisht i fuqishëm dhe plagosi njerëz të cilët ishin edhe shumë më larg tij.

Shumë ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi, përfshirë edhe selinë e ish-kryeministrit Saad Hariri dhe zyrën e CNN-së në qytet. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Forcat e ushtrisë dhe të kërkim-shpëtimit kanë shkuar ndodhen në vendngjarje dhe mendohet se mund të ketë viktima për shkak se impakti i shpërthimit ka qenë shumë i madh dhe është ndjerë dhe në zona larg portit.

Pamje të shumta të cilat u shfaqën tregojnë qartë se nga ky vend mund të ketë numër të madh të viktimave.

Komento: