Sabria nuk është gëzimi i jetës së Nerës

09:50 | 05 Gusht 2020

Nera Fejzullahu tregoi kush është gëzimi i jetës së saj, nuk është Sabriu.

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera janë ndër çiftet simpatike dhe të dashura të estradës.

Çifti është aktiv në rrjete sociale, ku publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre, shkruan rtv21.

E kur jemi te rrjetet sociale, sot Nera publikoi një imazh të bukur në instastory për 23 mijë e 900 ndjekësit e saj. Sipër imazhit ajo la një mbishkrim për më të ëmblën e saj.

“Gezimi i jetes tem ANNA”. Bëhet fjalë për vajzën e vogël të Ermalit, e cila u lind në shtator të vitit 2019.

Komento: