ZYRTARE: Juventus shkarkon Maurizio Sarrin

15:17 | 08 Gusht 2020

Vetëm një vit ka zgjatur telenovela e Maurizio Sarrit të ‘Zonja e Vjetër’.

Maurizio Sarri është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Juventusit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Torino përmes një posti në faqen zyrtare.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij si trajner i Ekipit të Parë. Klubi do të donte të falënderonte trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulmin e një udhëtimi personal që e bëri atë të ngjitej në të gjitha divizionet e futbollit Italian”, ka shkruar faqja e Juventusit.

Sarri nënshkroi me Juventusin vitin e kaluar pasi ndërprenë marrëveshjen me Allegrin.

Komento: