Hyrja dhe patrullimi i ushtarëve serbë në Karaçevë, deputeti i AAK-së kërkon dorëheqjen e Rashit Qalajt

20:30 | 12 Gusht 2020

Pas rastit në Karaçevë, deputeti i AAK-së ka kërkuar dorëheqjen e Rashit Qalajt.

Hyrja dhe patrullimi i 11 ushtarëve serbë në Karacevë ka nxitur reagime në vend.

Prezenca e tyre në këtë vend, shqetësoi banorët, ndërkohë liderë të vendit e deputetë patrullimin e tyre po e shohin si provokim.

Për Lëvizjen e lirshme dhe pa asnjë paralajmërim tek organet kompetente në Kosovë, u diskutua këtë të mërkure edhe në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Reagim më të ashpër në këtë komision, kishte deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i cili kërkoi edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë.

I njejti përmendi fakte që edhe në kohën kur Kurti po qeverisje, në Kosovë kishin hyrë ushtarët serbë

I njejti ka vazhduar edhe më tej, duke kritikuar Qalajn se i njejti është bërë servil I cdo pushteti.

Kjo nuk është hera e parë që xhandërmëria serbe kalon në atë pjesë. Për këtë shkak sipas deputetit të VV-së, asnjë qeverie nuk mund t’i lihet faji.

Për patrullimin e të premtes ministri i punëve të brendshme, Agim Veliu kishte thënë se ka qenë vetëm lëvizje rutinore. E për këtë deklaratë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar që Veliu të ftohet në Interpelancë.

Prezenca e serbeve në Karacevë, ka tensionuar edhe më shumë koalicionin qeverisës.

Komento: