Ramush Haradinaj optimist: Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së Koronavirusit

12:15 | 16 Gusht 2020

Haradinaj thotë se Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së COVID-19.

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë.

Sipas tij, javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme, njofton Klan Kosova.

“Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve”.

“Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme”.

“Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve”.

Komento: