Krasniqi thotë se problemi i Kosovës me Serbinë nuk është ekonomik, por puro politik

23:50 | 18 Gusht 2020

Krasniqi ka thhënë se problemi i Kosovës me Serbinë nuk është ekonomik por puro politik.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se problemi i Kosovës me Serbinë nuk është e ekonomik, por puro politik.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se iluzionet se problemi mes dy vendeve është ekonomik nuk i ndihmojnë zgjidhjes së problemit serbo-shqiptar.

“Kushdo që nuk e kupton këtë fakt, ai apo ata nuk kanë kuptuar asgjë, sidomos në dhjetë vitet e fundit. Problemi i Kosovës nuk është ekonomik, por puro politik. Iluzionet se problemi mes Kosovës e Serbisë është ekonomik nuk i ndihmojnë zgjidhjes se problemit serbo-shqiptar. Në rastin konkret, iluzionet krijojnë probleme të reja. E problemet e reja nuk i duhen askujt”, ka shkruar Krasniqi,.

Sipas Krasniqit, të dy vendeve u duhet një marrëveshje që e pranojnë realitetin, Republikën e Pavarur të Kosovës në kufijtë e vitit 1974, në të cilët edhe është shpallur pavarësia.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Shkurt:

PROBLEMI I KOSOVËS ME SERBINË NUK ËSHTË EKONOMIK

Kushdo që nuk e kupton këtë fakt, ai apo ata nuk kanë kuptuar asgjë, sidomos në dhjetë vitet e fundit. Problemi i Kosovës nuk është ekonomik, por puro politik.

Iluzionet se problemi mes Kosovës e Serbisë është ekonomik nuk i ndihmojnë zgjidhjës se problemit serbo-shqiptar. Në rastin konkret, iluzionet krijojnë probleme të reja. E problemet e reja nuk i duhen askujt.

Vendeve e kombeve tona ju duhet marrëveshja që pranon realitetin e ri -Republikën e Kosovës në kufijtë e njohur të vitit 1974, në kufijtë që është shpallur Pavarësia e Kosovës!

Problem në vete në rastin tonë është bashkëfajsia e Kosovës ma atë të Serbisë?!

Kështu zgjidhja e problemit nuk ndihmohet, përkundrazi ndërlikohet.

Komento: