Serbia paraqet ofertën e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, a do të flitet për njohjen e Kosovës?

11:21 | 01 Shtator 2020

Pala kosovar dhe ajo serbe do të përballen me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Nga Beogradi kanë treguar ofertën që do ta paraqes në takimin e 4 shtatorit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë – SHBA, e që nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq është shprehur se delegacioni serb është përgatitur të ofrojë një pako serioze për krijimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ai ka specifikuar se bëhet fjalë për një lidhje infrastrukturore ndërmjet dy shteteve. Gjuriq, i cili është anëtar i delegacionit të udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiq, do të marrë pjesë në bisedimet në Uashington, transmeton Indeksonline

“… e them se kjo paketë do të jetë me përfitim të ndërsjellë ekonomik”, u shpreh Gjuriq për mediat serbe.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Komento: