
Albulena Haxhiu: Vetë Avdullah Hoti nuk e di se për çfarë do të flitet në takimin e Uashingtonit.
Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se subjekti i saj është i shqetësuar për mungesën e transparencës për takimin në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi të brengosur për mungesën e transparencës”, thotë ajo.
“Vetë Avdullah Hoti e pranoi se nuk di për cka do të diskutohet në Uashington. Si është e mundur kjo që shkon në një tryezë ku nuk dihet se çfarë do të flitet”, shtoi ajo.
Por ajo thotë se do të kundërshtonin të gjitha marrëveshjet në të cilat do të prekej territori apo sovraniteti i vendit.
“Nuk bën të ketë marrëveshje sikur zajednica apo shkëmbimi i territoreve”, shtoi ajo.