Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

15:28 | 03 Shtator 2020

Janë konfirmuar 78 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 78 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 190 pacientë të tjerë kurse 9 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: