Takimi në Uashington, Kurti paralajmëron konferencë për media

15:50 | 03 Shtator 2020

Kurti do të mbajë konferencë për media për takimin e Uashingtonit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të flas sot para mediave në lidhje me takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti do t’u drejtohet mediave në ora 16:00 para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu i tha Express se kryetari i partisë, Albin Kurti do të flasë lidhur me takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ëashington.

Kryeministri Avdullah Hoti nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në shtëpinë më të fuqishme në botë për të biseduar në lidhje me ekonominë, por që nuk është përjashtuar edhe diskutimi për temat politike.

Komento: