
Pala kosovare dhe ajo serbe kanë nisur takimin në Shtëpinë e Bardhë.
Këshilltari për siguri shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.
“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë kanë bërë progres. Bisedat tona këtë mëngjes kishin në qendër zgjerimin e raporteve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet e mëtejme në mbrëmje”, ka thënë këshilltari për siguri shtetërore, Robert O’Brien.