Talenti i Real Madridit arrin të nënshkruajë kontratën me Milanin

12:07 | 04 Shtator 2020

Brahim Diaz ka arritur në Casa Milan për të nënshkruar kontratën e tij përpara se të shpallet zyrtarisht si një lojtar i ri i Milan.

Raportohet se Milani ka ndërhyrë për të tërhequr sulmuesin e gjithanshëm në një hua të thatë një vjeçare, por që Rossonerët do të flasin me Real Madrid gjatë gjithë sezonit për ta bërë atë të përhershëm, përcjell ORAinfo.

Ardhja e tij për të nënshkruar marrëveshjen e tij nënkupton që njoftimi zyrtar mund të vijë në një moment të Premten, ashtu si bëri me Ibrahimoviç një javë më parë. /ORAinfo/

Komento: