
Vdes rrugës për në QKUK një person nga Podujeva.
Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të komunës së Podujevës dje rreth orës 14:00.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Policia bën të ditur se viktima kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve pasi nuk ishte ndjerë mirë, por i njëjti ka vdekur me të arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Fsh. Penuhë, Podujevë 03.09.2020 – 14:21. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve, pasi që nuk ishte ndjerë mirë. Autoambulanca ka marr viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të policisë.