Delegacioni i Kosovës ende nuk është nisur për në Shtëpinë e Bardhë

16:57 | 04 Shtator 2020

Delegacioni i Kosovës ende s’është nisur drejt Shtëpisë së Bardhë.

Delegacioni i Kosovës ende nuk është nisur nga hoteli ku janë duke qëndruar për në Shtëpinë e Bardhë.

T7 dhe Gazeta Express raportojnë nga Uashingtoni se kjo ka ndodhur për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur brenda ekipit, pas pakënaqësive të AAK’së, lidhur me marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit.
Për vonimin e nisjes së delegacionit ka shkruar edhe analisti Imer Mushkolaj që poashtu është duke qëndruar në Uashington.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, ka shkruar ai.

Komento: