
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje historike.
“Është vërtet historike”, tha Trump, teksa qëndronte përkrah dy udhëheqësve ballkanas te Zyra Ovale.
“Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.