
Kosova e Serbia do punojnë me 69 vende për dekriminalizimin e homoseksualizmit.
Marrëveshja e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë përfshin edhe një pikë, nga e cila dy shteteve i kërkohet të bashkëpunojë me 69 vende.
Në ujdi thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të punojnë me këto 69 vende për të dekriminalizuar homoseksualizmin.
”Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet që kriminalizojnë homoseksualët për të nxitur dekriminalizimin”.