Sot në Bruksel do të mbahet takimi në nivel të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia

10:27 | 05 Shtator 2020

Mediat serbe: Në Bruksel, sot do të mbahet takimi në nivel të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia.

Raundi i katërt i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet gjatë fundjavës në Bruksel në nivelin e ekspertëve, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa një takim i nivelit të lartë është planifikuar të mbahet të hënën, në të cilën do të jenë të pranishëm liderët e të dy palëve, të Kosovës dhe Serbisë, në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Joseph Borell, dhe të Miroslav Lajcak, Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Ekipet e ekspertëve do të vazhdojnë bisedimet sot mbi çështjet e ngritura tashmë të personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe marrëdhënieve ekonomike, shkruan Tanjug.

Krerët e ekipeve negociuese, Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni, pritet të bashkohen me ta të dielën, pas kthimit të tyre nga Washingtoni.

Ky takim i nivelit të ekspertëve vjen pas atij të Washingtonit që u mbajt dje në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkruar një marrëveshje ekonomike Kosovë-SHBA-Serbi.

Komento: