Hoti: FMN do të përkrahë Kosovën në infrastrukturë, energji dhe ujëra

19:01 | 05 Shtator 2020

Hoti thotë se FMN do të përkrahë Kosovën në infrastrukturë, energji dhe ujëra.

Kryeministri Avdullah Hoti ka biseduar në telefon me shefin e misionit që mbulon Kosovën në FMN në kryeqytetin amerikan, Gabriel Di Bella.

Hoti ka njoftuar se pas dy jave ministrja e Financave, Hykmete Bajrami do të vizitojnë FMN’në dhe Bankën Botërore për të diskutuar mbështetjen për Kosovën.

“Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washinton, Gabriel Di Bella. Pas dy jave, Ministrja e Financave, znj.Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Washington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme”, ka shkruar Hoti.

Komento: