
Thaçi shprehet falënderues ndaj Amerikës.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka falënderuar edhe një herë Amerikën, pas marrëveshjes së djeshme ekonomike që Kosova dhe Serbia nënshkruan me Shtetet e Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Ndryshe nga dje që falënderimin për SHBA-në e bëri me statuse në Facebook dhe Tëitter, Thaçi sot ka zgjedhur që një gjë të tillë ta bëjë me një fotografi ku shihen flamuri i SHBA-së dhe i Kosovës e mbi të cilët shkruan “Faleminderit Amerikë”.
Madje, këtë fotografi i pari i vendit e ka vendosur në ballinë të llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
