Të martën, Hoti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s

13:41 | 06 Shtator 2020

Hoti njofton se të martën takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftua se të martën në Bruksel do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut.

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, ka shkruar Hoti.

Komento: