
Albulena Haxhiu ka komentuar marrëveshjën në Uashington.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, po thotë se marrëveshja e nënshkruar në Uashington, vë në pah arsyen pse u hoq reciprociteti ndaj mallrave serbe
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se në marrëveshjen ekonomike që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nuk përmenden askund kufijtë shtetëror, por vetëm si pika administrative të cilat hiqen përmes mini-shengenit.
“Tash e kemi edhe më të qartë se çka paraqiste RECIPROCITETI. Ishte përballja e Serbisë në secilën sferë të shtetit me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ishte mekanizmi që vinte në pah se ku i dhemb palës tjetër. Marrëveshja e ashtuquajtur për normalizimin ekomomik vë në pah është më së shumti arsyen se pse u hoq reciprociteti si raport i barabartë mes shtetesh”, ka shkruar Haxhiu.