Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:12 | 06 Shtator 2020

Janë konfirmuar 92 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 92 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 115 pacientë të tjerë kurse 7 kanë humbur jetë./ORAinfo/

Komento: