Lajm i mirë: Asnjë i vdekur në Kosovë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:09 | 08 Shtator 2020

Gjatë ditë së sotme janë konfirmuar edhe 97 raste të reja me koronavirus.

Por, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga ky virus në vendin tonë, përcjell ORAinfo.

Gjithashtu numri i të shëruarve është 139, pra më i lartë se i rasteve të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë është 568./ORAinfo/

Komento: