Ministria e Arsimit e gatshme për fillimin e mësimit me 14 shtator

22:16 | 08 Shtator 2020

Mësimi në Kosovë pritet të fillojë më 14 shtator.

MASH dhe SBASHK thonë që janë të gatshëm për vitin e ri shkollor, presin rekomandimet e IKSHPK-së.

Do duhej që mësimi të fillonte më 1 Shtator.

Por me kërkesë të SBASHK, fillimi i mësimit nëpër shkolla, në tërë Kosovën u shty për dy javë.
Kjo pasi që sipas sindikatës shumë shkolla nuk plotësonin as kushtet elementare për mbrojtjen nga Covid-19.

E kur kanë mbetur edhe pak ditë që mësimi të fillojë, për të monitoruar gjendjen ka dalë edhe ministri Ramë Likaj.

Ai tha që këto vizita po bëhen pa paralajmërim, por që janë të kënaqur me përgatitjet.

Por që mësimi të fillojë duhet të merren edhe rekomandimet e IKSHPK-së

Ministri thotë se do të bëhet edhe testimi i 1.500 arsimtarëve.

Se mësimi nëpër shkolla duhet të fillojë e tha edhe kryetari i SBASHK –ut Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha që janë plotësuar të gjitha kushtet.

Edhe Jasharaj thotë se po presin përgjigjen e institute kombëtar të shëndetit public që të fillojë procesi mësimor më 14 shtator.

Nxënësit pritët t`u kthehen shkollave pas 7 muajve , që nga Marsi kur u shënuan rastet e para me Covid-19.

Komento: