
Shpend Ahmeti ka treguar se a do të jetë pjesë e partisë së Vjosa Osmanit.
Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte edhe kandidate për kryeministre nga kjo parti në zgjedhjet e fundit parlamentare ka bërë të ditur se do të largohet nga LDK-ja.
Lidhur me karrierën e saj politike ka pasur shumë spekulime, por ajo vet ka lënë të kuptohet se pritet të hapë një parti të re politike në Kosovë.
E menjëherë pas kësaj, kanë filluar edhe spekulime e raportime se kush do të jenë emrat e njohur nga politika dhe shoqëria civile që do t’i bashkohen asaj në nismën e re politike.
Ndër këta emra është përmendur edhe ish kryetari i Partisë Socialdemokrate, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Lajmi.net ka kontaktuar me Ahmetin për ta pyetur lidhur me këto raportime dhe ai shkurt ka mohuar zërat.
“Jo, nuk është e vërtetë”, është përgjigjur shkurt ai.
Emrat e tjerë që janë përmendur se do t’i bashkohen Osmanit në nismën e re politike janë: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku,
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës. Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së.