
Vetura kaplohet nga zjarri brenda garazhit në Prishtinë.
Një veturë është kapluar nga zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen zjarrfikësit teksa bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin.
Gazeta mëson se vetura gjendet në njërën nga garazhat e një objekti banesor.
Mirëpo ende nuk dihen shkaqet që nxitën zjarrin.
Reporteri do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.