
Numri i të shëruarve po vazhdon të jetë më i lartë se i të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar edhe 239 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 43 raste të reja me koronavirus./ORAinfo/
