Lajçak: Në Bruksel sot është biseduar vetëm për pretendimet pronësore dhe financiare

18:37 | 17 Shtator 2020

Lajçak thotë se në Bruksel sot është biseduar vetëm për pretendimet pronësore dhe financiare.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka postuar fotografi me negociatorët Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq nga takimi i sotëm në Bruksel.

Në rrjetin social Tëitter, Lajçak ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore.

“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuar kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë”, ka shkruar Lajcak.

Komento: