Juventus transferon talentin shqiptar

15:11 | 19 Shtator 2020

Albian Hajdari transferohet te Juventusi, mbetet i huazuar te Baseli.

Juventusi ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar, Albian Hajdari. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Baselit në “Twitter”.

Megjithatë, talenti 17-vjeçar Hajdari do të vazhdojë të mbetet te skuadra e Baselit edhe për dy sezone tjera. Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” e ka mundësinë që ta rikthejë Hajdarin në ekipin e vet pas një viti.

Edicionin e kaluar, Hajdari luajti për Baselin U18, ndërsa në sezonin e ri, luajti ndeshjen e parë të kampionatit me ekipin U21, transmeton KOHA.

Mbrojtësi që vlerësohet lartë në Zvicër e Itali, është pjesë e grupmoshave zinxhirë të Zvicrës. Me Zvicrën U15 ka luajtur dy herë, me Zvicrën U16 ka zhvilluar tetë ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa me Zvicrën U17 ka pesë duele të zhvilluara.

Komento: