Policua jep detaje nga operacioni i Policisë në Kamenicë, u gjetën edhe dhi të kontrabanduara

10:16 | 20 Shtator 2020

Detaje të reja nga operacioni i Policisë në Kamenicë, u gjetën edhe dhi të kontrabanduara.

Gjatë operacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës është hasur në kontrabandim të kafshëve.

Të premten rreth orës 22:00, gjatë operacionit që zhvilloi Policia, është hasur një furgon i braktisur, në të cilin kishte të ngarkuar disa krerë kafshë të imta (Dhi të racave të ndryshme).

Me vendim të prokurorit, furgoni është konfiskuar, ndërsa kafshët i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë 18.09.2020 – 22:00. Raportohet se gjatë një operacioni të zhvilluar, është hasur një furgon i braktisur, në të cilin kishte të ngarkuar disa krerë kafshë të imta (Dhi të racave të ndryshme). Me vendim të prokurorit, furgoni është konfiskuar, ndërsa kafshët i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme”, njofton policia.

Komento: