Pioli ia tregon ‘derën’ yllit të Milanit

15:26 | 20 Shtator 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka hedhur një aluzion të fortë se e ardhmja e Lucas Paqueta qëndron larg Milanit.

Reprezentuesi brazilian kishte një fushatë të vështirë 2019-20 gjatë së cilës ai nuk arriti të shënonte një gol të vetëm, gjë që ka çuar në sugjerime që drejtuesit nuk e konsiderojnë më atë pjesë të planeve dhe ai mund të shitet këtë verë, përcjell ORAinfo.

Është raportuar nga disa burime që të dy skuadrat e Ligue 1 Lyon dhe LaLiga Valencia janë të etur për 23-vjeçarin, dhe shitja e tij mund të gjenerojë fonde për Milanin për t’u forcuar në zona të tjera.

Pioli foli për mediat të cilët u mblodhën në Casa Milan të Dielën pasdite përpara ndeshjes kundër Bolonjës, dhe ai ishte mjaft i sinqertë në lidhje me Paqueta.

“Ai ka disa vështirësi për shkak të pozicioneve që zëmë në fushë, ai është një lojtar me karakteristika të veçanta, le të shohim se çfarë sjell tregu”, tha ai.

Sezonin e kaluar, Pioli provoi Paqueta në një numër pozicionesh të ndryshme duke përfshirë vendin e tij më të natyrshëm si trequartista, por asgjë nuk dukej se shkonte për ish-yllin e Flamengo. /ORAinfo/

Komento: