Daçiq akuzon Kosovën se po e keqpërdor marrëveshjen e Washingtonit

08:52 | 21 Shtator 2020

Daçiq: Prishtina po e keqpërdor marrëveshjen e Washingtonit.

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq, kroat i cili u zgjodh nga votat e muslimanëve, po mbrojnë njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës.

Kështu tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke shtuar se Prishtina po keqpërdor me marrëveshjen e Washingtonit.

Ai i tha TV Pink se “Xhaferoviq dhe Komshiq, edhe pa një vendim të Presidencës së Bosnjës, besojnë se Kosova është një shtet i pavarur” dhe vlerësoi se kjo “është një mosrespektim i drejtpërdrejtë i rregullave të ekzistencës së Bosnjë dhe Herecegovinës”, transmeton Klan Kosova.

Komento: