Skënder Hysenit i cakton pagën Qeveria Hoti

10:17 | 21 Shtator 2020

Qeveria Hoti ia cakton pagën Skënder Hysenit.

Në mbledhjen e Qeverisë sot u miratua pika 6-të e rendit të ditës, e cila parashihte shqyrtimin dhe miratimin e propozimit per rregullimin e pagës së koordinatorit për dialogun Kosovë-Serbi dhe ndihmësve të tij.

Kjo pikë u miratua me katër vota kundër.

Në këtë pikë thuhet se paga e koordinatorit për dialogun Kosovë-Serbi është e barasvlefshme me pagën e zëvendëskryeministrave, sipas vendimit të Qeverisë me numër 10/73.

Kurse, ndihmësit e tij marrin pagë të njejtë me asistentet/at e kryeministrit.

Komento: