Zyrtari serb thotë se marrëveshja e Washingtonit po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë

11:52 | 21 Shtator 2020

Gjuriq: Marrëveshja e Washingtonit po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar vizitën e delegacionit të Qeverisë amerikane, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler, pjesë e të cilit është edhe Richard Grenell – emisar për bisedime i presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjuriq thotë se vizita e këtij delegacioni në Beograd është një tregues se marrëveshja ekonomike nga Washingtoni po zbatohet me shpejtësinë e rrufesë.

Ai deklaroi se dera po hapet për një kapitull të ri në marrëdhëniet amerikano-serbe, kryesisht në ekonomi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ndalesa e parë e delegacionit amerikan do të jetë Prishtina ku pasditen e sotme (në orën 18:30) do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti.

Nga zyra e kryeministrit kanë konfirmuar për Klankosova.tv se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet edhe një marrëveshje.

Pas Kosovës, delegacioni do të vazhdojë vizitat në Serbi, Greqi dhe Izrael.

Komento: