Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet të shkojë në Washington

21:44 | 21 Shtator 2020

Selimi thotë se Avdullah Hoti nuk ka pasur legjitimitet të shkojë në Washington.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.

Ai në Kanal 10 ka thënë se Hoti ka dështuar të shfrytëzojë rastin për të siguruar njohjen dhe se me këtë ka dëmtuar Kosovën, duke i dhënë epërsi Serbisë në fushën politike.

Derisa ish-kryeministri Albin Kurti pati fajësuar direkt SHBA për rrëzimin e qeverisë së tij, Selimi tha se qasja ndaj ish-ambasadorit Richard Grenell nuk ka të bëjë me kundërshtimin ndaj shtetit amerikan dhe nuk ka të bëjë me antiamerikanizëm si po akuzohet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Komento: