Grenell niset për në Beograd pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prishtinë

22:34 | 21 Shtator 2020

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prishtinë, Grenell niset për në Beograd.

Emisari amerikan Richard Grenell, bashkë me një delegacion në orët e mbrëmjes së sotme arritën në Prishtinë.

Ata u pritën në objektin e Qeverisë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kabineti i këtij të fundit.

Një takim me dyer të mbyllura, që u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike.

Një ngjarje kjo që u cilësua historike si nga Hoti ashtu edhe Grenell, duke hapur rrugë edhe finalizimit të marrëveshjes politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa, marrëveshja e nënshkruar sot, tha so të hap edhe vende të reja të punës dhe perspektivë të re ekonomike.

Pasi përfunduan punë, delegacioni amerikan i udhëhequr nga Grenell u nisën për në Beograd.

Komento: