Parashikimi i motit në vendin tonë

09:57 | 22 Shtator 2020

Ndryshojnë temperaturat në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira.

IHK njofton se riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Komento: