‘Rrufeja 3’ dërgon sërish dosje në OVL të UÇK-së, përmenden figura të ndryshme dhe ngritje aktakuzash

12:29 | 22 Shtator 2020

OVL e UÇK-së ka treguar se janë dërguar përsëri dosje të Gjykatën Speciale.

Organizata e veteranëve të UÇK-së, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se edhe sot dikush ka lënë dosje të reja për të cilat thotë se ka dyshime se janë të Speciales, raporton Gazeta Express.
“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11 kanë ardhë dosje të tjera, na supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne s’jemi të autorizuar me i përmendë, është mirë që çdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, me ditë kush po i sjell po i bjen te na. Kjo Gjykata ka bashkëpunu gjithmonë me Serbinë”, ka thënë kreu i organizatës, Hysni Gucati.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim-aktakuzën që sot i është dërguar në zyrë.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha çu, ky është njoftimi. Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim-aktakuzë, Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai.

Komento: