Koeman debuton në La Liga më këtë super formacion

13:05 | 22 Shtator 2020

Barcelona bëhet gati për fillimin e sezonit të ri në La Ligë.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka përzgjedhur formacionin bazë për Trofeo Joan Gamper i cili në përjashtim të ndonjë befasie do të jetë i njëjti me atë të ballafaqimit të parë në sezonin e ri të La Ligës ndaj Villarrealit, të dielën, raporton “Sport”.

Në portë, Neto, Sergi Roberto dhe Jordi Alba në dy krahët e mbrojtjes kurse Pique dhe Lenglet në qendër të saj.

Busquets dhe De Jong në rolin e dyshes së mesfushorëve qendror me Ansu Fati, Coutinho dhe Messi që nisin fazën sulmuese të mbyllur nga Griezmann në rolin e qendërsulmuesit.

Ky do të jetë debutimi i Koeman si trajner i Barcelonës në La Ligë.

Komento: