Nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

15:08 | 23 Shtator 2020

Janë konfirmuar 62 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 62 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 85 pacientë të tjerë dhe një person ka ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: