Qeveria themelon Zyrën për Ofrimin e Asistencës për Qytetarët e Luginës së Preshevës

09:52 | 28 Shtator 2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Zyrës për Ofrimin e Asistencës për Qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kjo zyrë do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kanë qenë vetëm dy ministra që kanë abstenuar në votim për dallim prej të gjithë të tjerëve që kanë votuar pro.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka dhënë sqarime, duke shtuar se drejtori i kësaj zyre do të jetë një nga këshilltarët e Kryeministrit Avdullah Hoti.

“Kjo zyrë do të ofrojë mbështetje për qytetarët e Luginës së Preshevës. Përmes saj angazhohemi që ta përmirësojmë jetën e tyre në fushat si arsimi, kultura, mbështetje për bizneset”, ka thënë Selmanaj.

“Pastaj janë furnizimi me tekste të nevojshme shkollore, pranimi i studentëve nëpër universitetet publike dhe mbështetje për ta”.

Komento: