Avdullah Hoti kundër Isa Mustafës, nuk e dëshiron PDK-në në Qeverinë e tij

10:08 | 28 Shtator 2020

Kryeministri Avdullah Hoti nuk e dëshiron PDK-në pjesë të Qeverisë që ai e drejton.

Ndonëse nuk është biseduar për një qeveri gjithëpërfshirëse, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh para dy ditëve se barrierat ndaj partisë së Kadri Veselit i kanë hequr.

Por dy ditë pas, kryeministri i Qeverisë, Avdullah Hoti, është shprehur se koalicioni qeverisës është stabil dhe se nuk sheh arsye që vendi të hyjë në obligime të tjera.

“Unë besoj që këtë pyetje duhet t’ia drejtoni kryetarit të LDK-së. Koalicioni qeverisës është duke funksionu. Qeveria është stabile. Për sa kohë Qeveria është stabile unë nuk shoh arsye të hyjmë në obligime të tjera. Jemi duke e respektua marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Hoti pas mbledhjes së Qeverisë.

Komento: