Spanja me kufizime të reja ndaj koronavirusit në Madrid

11:53 | 28 Shtator 2020

Rastet janë rritur në të gjithë Spanjën javët e fundit.

Të dhënat e fundit të publikuara të premten raportuan 716,481 infeksione të konfirmuara atje – numri më i lartë i regjistruar i rasteve në Evropën Perëndimore.

Më shumë se një e treta e të infektuarve janë në dhe përreth kryeqytetit Madrid.

Autoritetet shëndetësore rajonale kanë vendosur kufizime të reja në tetë zona të tjera përreth qytetit, duke prekur më shumë se një milion njerëz. Nga e hëna, njerëzit nuk do të jenë në gjendje të largohen nga zona e tyre përpos nëse shkojnë në shkollë ose në punë, parqet publike do mbyllen dhe orari i punës do të kufizohet.

Komento: