Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Mal të Zi

18:12 | 28 Shtator 2020

Po rritet numri të prekurve me koronavirus në Mal të Zi.

5 persona kanë vdekur dhe 128 të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, ka bërë të ditur Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi.

Numri i të vdekurve është rritur në 163, kurse i të infektuarve në 10 mijë e 441.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 264 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 558.

Autoritetet në Mal të Zi kanë paralajmëruar ashpërsimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së shkallës së infektimit.

Komento: