Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Gjermani, ky është paralajmërimi i Angela Merkel

18:28 | 28 Shtator 2020

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus kohëve të fundit në Gjermani.

Kancelarja gjermane paralajmëroi se gjithçka po shkon drejt regjistrimit të 19,200 personave të ri të infektuar me koronavirus në Gjermani çdo ditë.

‘Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19.200 infeksione në ditë. Është njësoj si në vendet e tjera, “paralajmëroi ajo në video-konferencën e presidencës së CDU.

Ajo tha se duhet të merren masa kundër vatrave të nxehta lokale, pasi përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera për Krishtlindje.

Sipas gazetës “Bild”, Merkel tha se numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka në Gjermani në mënyrë që të parandalojmë rritjen e ri-eksponenciale.

Ajo theksoi se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë, dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura, por që futbolli është diçka dytësore.

Komento: