Futbollisti i PSG-së, Neymar mbrëmë për kundërshtar pati dy kosovarët e Reims, Arbër Zenelin dhe Valon Berishën.
Ky i fundit pas ndeshjes u përqafua me brazilianin dhe e postoj në instastory një fotografi me të, transmeton Indeksonline.
“Asgjë vetëm respekt. Lojtari i nivelit tjetër”, ka shkruar Berisha në fotografinë me Neymarin
Neymar e ka ri-publikuar fotografinë me Berishën dhe ka shkruar: “Faleminderit shoku. Vetëm vazhdo”.
PSG e mposhtë Reimsin me rezultat 0:2.