Fitore Pacolli e Vetëvendosjes e ka kritikuar Shpend Ahmetin.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kritikuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mos punë.
Ajo ka publikuar disa foto ku tregon se në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit mungon ndriçimi.
“Prisht(ina) Rrugët kryesore nuk kanë ndriçim. Shtyllat e ndriçimit publik janë por spo ka kush i mirëmbanë”, ka shkruar ajo në Faecbook.
Kujtojmë se Fitore Pacolli në mandatin e Shpend Ahmetit si kryetar, ka qenë shefe e kabinetit të tij. Por raportet e saj me Ahmetin u prishën pasi ky i fundit u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.