
Dje u votua nga Kuvendi i Kosovës e sot e merr detyrën e re.
Sot nga ora 11:00 do të bëhet dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.
Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime.
Qelaj nuk kishte marrë votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit me mandat pesëvjeçar.
Ndryshe, Naim Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër. Ai ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.