Sulmuesi i PSG-së po transferohet në Premierligë?

18:38 | 29 Shtator 2020

Sulmuesi i skuadrës së PSG-së duket se do të transferohet në Premierligë.

Pasi përforcoi mesfushën me Van de Beek nga Ajax, Manchester United po kërkon të sjellë edhe një sulmues.

‘Djajtë e Kuq’ janë në kontakte me Edinson Cavanin, sulmuesin e larguar nga Paris Saint Germain.

Lajmi jepet nga Gianluca di Marzio, me Cavanin që shihet si një alternativë e mirë për sulmin e Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester United gjithashtu janë të interesuar edhe për Luka Jovicin e Real Madridit.

‘Djajtë e Kuq’ në dy ndeshjet e zhvilluara në Premierligë këtë sezon, kanë fituar ndaj Brighton dhe janë mposhtur nga Crystal Palace.

Komento: