Ngjarje e rëndë në Prizren, vetura godet 3 fëmijë që po shkonin në shkollë

19:33 | 30 Shtator 2020

Prizren, vetura godet 3 fëmijë që po shkonin në shkollë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Romajë të Prizrenit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo pamjet nga ky aksident.

Në pamje shihet një veturë e cila godet 3 persona.

Sipas qytetarit, fjala është për 3 fëmijë që ishin duke shkuar në shkollë.Edhe Policia e Prizrenit e ka konfirmuar aksidentin.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e së martës.

Osmanollaj ka thënë se ky rast është i përfshirë në raportin e Policisë.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe këmbësorit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë tha se shoferi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes në trafik në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla.

https://www.youtube.com/watch?v=w2rR7HwX0qE&feature=emb_title

Komento: